Deputetja ironizon Kurtin: Duke e parë aftësinë për spektakël dhe humor… je për “Big Brother”

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka ftuar kryeministrin Albin Kurti, që t’i bashkohet “Big Brother”, gjatë seancës në Kuvend.
Pas deklaratave të tij lidhur me Asociacionin, Kadriaj me ironi ka thënë se Kurti ka aftësi për humor dhe spektakël dhe se për këtë arsye duhet t’i bashkohet këtij Reality Show.
“Z.Kurti duke e pa se e paskët aftësinë me ba spektakël dhe humor, ju kisha ftu me shku në Big Brother”, ka thënë Kadriaj.