Shqiptarët shpenzojnë më shumë se sa Europa për ushqimin

Sipas të dhënave të bëra publike nga Eurostat, shqiptarët janë ata që shpenzojnë më shumë në Europë për ushqimin. Në fakt, një familje shqiptare shpenzon 3.6 herë më shumë për ushqimin se sa një në Bashkimin Europian.

Fatkeqësisht, kjo nuk duket të jetë vetëm një tendencë e bazuar në dëshirën për mirëushqyerje. 44.1% të totalit të parave që nje familje shqiptare ka në dispozicion për të prishur i shpenzon për ushqimet.

Sipas konsumatorëve të pyetur janë të ardhurat e ulta ato që bëjnë që shpenzimi kryesor të jetë për ushqimin. Kjo rezulton edhe në shpenzime më të ulta për veshjet dhe argëtimin.

Po sipas të dhënave të Eurostat, përveç shpenzime për ushqim, shqiptarët harxhojnë më shumë se sa europianët edhe për arsimin. Një familje në Shqipëri i jep arsimit mesatarisht 3.9% të totalit të shpenzimeve, thuajse 2% më shumë se familjet në BE.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT