“Ka ardhur në Shqipëri”/ Dosja “McGonigal”, Hoxha zbulon ku ndodhet Dorian Duçka: E kam takuar…

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Dorian Duçka, “personi B” që përmendet në akt-akuzën ndaj ish agjentit të FBI, Charles McGonigal, është kthyer në Shqipëri.

Hoxha deklaroi  se Duçka ndodhet në Tiranë dhe se është një qytetar i lirë, ndaj të cilit nuk ka ndonjë akuzë.

Hoxha gjithashtu deklaroi se Agron Neza, “personi A” i akt-akuzës është gjithashtu një person i lirë dhe nuk ka asnjë akuzë, i ftuar në MCNTV.

“Dori ka ardhur, ka 48 orë në Shqipëri, e takova. Është qytetari i lirë. Aq herë sa ka ardhur (Charles McGonigall) i ka shfrytëzuar mirë ditët. Ti the pse me zotin Gjici? Atë natë nuk kanë dashur të paguajnë darkë, edhe ja kanë hequr lekët e darkës. Edhe për kaq mund ta kenë bërë. Sepse Charlin, Personi A, e ka ulur me Safetin, pra Neza. Sigurisht ka bërë takime të rëndësishme dhe ne na interesojnë takimet që ka bërë me zyrtarë të shtetit, duke filluar nga kryeministri“, tha Hoxha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT