Berisha: Do ta hetojmë ne Ramën dhe do ndihmojmë SHBA me prova! Do vendosim lidhje me Kongresin!

Sali Berisha thotë se partia e tij do të vendosë lidhje me Kongresin Amerikan në kuadër të hetimit të McGonigal.

Edhe pse ndaj Ramës SHBA-të nuk kanë ndonjë akuzë, Berisha thotë se do t’i gjejë komisioni hetimor ketu lidhjet e Ramës dhe do të ndihmojë pastaj Amerikën për hetimet.

“U depozitua në parlament kërkesa për hetim parlamentar, e firmosur nga 43 deputetë. Ata kanë deklaruar se nuk do e pranojnë, por i garantoj shqiptarët se komisioni do ngrihet dhe Edi Rama do largohet nga pushteti. Komisioni do japë një kontribut të madh në hetimin e këtij problemi.

Gjetjet e tij do ia përcjellë autoriteteve të SHBA. Sikundër komisioni do të përpiqet, në rrugë zyrtare, të vendosë lidhje edhe me komisionin e Kongresit të SHBA, për të hetuar me gjetje dhe fakte të shumta” – tha i shpalluri familjarisht non-grata nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT