Pentagoni gjurmon një balonë të dyshuar spiune kineze mbi SHBA, Blinken shtyn udhëtimin në Kinë

Pentagoni po gjurmon një balonë të dyshuar kineze mbikqyrjeje në lartësi të lartë mbi Shtetet e Bashkuara, tha të enjten një zyrtar i lartë i mbrojtjes. Pentagoni ka gjurmuar tullumbacen prej disa ditësh teksa po kalonte në veri të Shteteve të Bashkuara, ka thënë Gjenerali Patrick Ryder.
Ai shtoi se ushtria amerikane vendosi të mos rrëzonte balonën. “Balona aktualisht po udhëton në një lartësi mbi trafikun ajror komercial dhe nuk paraqet kërcënim ushtarak apo fizik për njerëzit në tokë”, tha Ryder.
“Ne kemi besim se ky balonë mbikëqyrëse në lartësi të madhe i përket [Republikës Popullore të Kinës],” tha zyrtari i lartë i mbrojtjes. “Raste të këtij aktiviteti janë vërejtur gjatë disa viteve të fundit, përfshirë edhe para kësaj administrate.”
Qeveria amerikane është angazhuar me qeverinë kineze si përmes ambasadës kineze në Uashington dhe misionit diplomatik amerikan në Kinë. Baloni “nuk paraqet kërcënim ushtarak apo fizik për njerëzit në tokë”, tha Ryder.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shtyrë udhëtimin e tij në Kinë.
Blinken kishte planifikuar të vizitonte Pekinin javën e ardhshme për të takuar homologun e tij kinez, Ministrin e Punëve të Jashtme, Qin Gang, si dhe ndoshta presidentin kinez Xi Jinping.
Pengatoni informoi krerët më të lartë të shtetit amerikan, përfshirë presidentin Joe Biden, kryetarin e Shefave të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley dhe Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin lidhur me prezencën e një balone kineze të dyshuar se po përdorej për spiunazh ndaj SHBA, por ata vendosën të mos e rrëzonin.