“Oferta” e grupit hetimor për Rozeta Dobin që çoi në pranga Alda Klosin: Pastruesja dyshohet se do të shpëtojë të birin

Alda Klosi është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia e Tiranës.

Klosi, të cilës pastruesja i vodhi 120 mijë euro në shtëpi, akuzohet për pastrim parash.

Por ajo që çoi në arrestimin e zyrtares Alda Klosi ka qenë pikërisht dëshmia e fundit e pastrueses, Rozeta Dobi.

Kjo e fundit duket se ka pranuar “ofertën” e grupit hetimor për të lehtësuar pozitën e saj dhe të djalit, Havier dhe ka dëshmuar gjithçka ka ditur lidhur me paratë e marra në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi.

Për pasojë, pas dëshmisë sa saj, e cila ndër të tjera ka deklaruar se në shtëpinë e zyrtares “ka parë shumë para në kuti”, ka bërë që policia e Tiranës t’i vërë prangat zyrtares.

Por dëshmia e Rozeta Dobit se ka bashkëpunuar me Alda Klosin për të inskenuar grabitjen e 120 mijë eurove në shtëpi, është hedhur poshtë nga Klosi.

Burime për Report TV bëjnë me dije se forcat blu po hetojnë lidhur me të dyja dëshmitë.

“Alda Klosi ka mohuar që të jetë bashkëpunëtore. Policia ka dyshime për të dyja dëshmitë, edhe të Rozeta Dobit, pasi mund të jetë për të shpëtuar të birin, por edhe dëshmia e Alda Klosit që nuk ka pasur bashkëpunim dhe nuk ka pasur faj merret me rezerva”, thonë burimet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT