Kreshnik Spahiu: Kurti ka projekt anti-shqiptar, po bën autonomi të serbëve në Kosovë

Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka një projekt antishqiptar që nënkupton autonomi të serbëve në Kosovë.

Sipas Spahiut, Kurti ishte para tre alternativave: ta firmoste, të jepte dorëheqjen që t’i qëndronte besnik kauzës së Vetëvendosjes, e treta të gënjente pak ndërkombëtarët për të fituar kohë dhe zgjodhi të tretën duke i çuar ndërkombëtarë në një simpati ndaj serbëve.

“Dashuria për pushtetin e bëri Kurtin të thotë po ndaj planit franko-gjerman jo dashuria për shtetin. Nuk është një projekt i njëanshëm aq pro shqiptar.

Projekti për asociacionin e komunave serbe është një lloj autonomie e pjesshme për serbët, që është një lloj gozhde për pasigurinë  e stabilitet në të ardhmen”, tha Spahiu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT