“Një mrekulli e vërtetë”/ VIDEO, familja nxirret e gjallë nga rrënojat, turma “shpërthen” në festë

Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe Siri janë në luftë me kohën për të shpëtuar njerëzit që gjenden poshtë rrënojave të tërmetit.

Megjithatë duket se ende ka shpresë dhe mrekullitë ndodhin. Së fundmi në Siri, një familje e tërë është nxjerrë shëndoshë e mirë nga rrënojat, edhe pse kishin plot 40 orë qëndronin aty mes të ftohtit dhe pa ushqim e ujë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bisnia, ku forcat e njohura si “Kaskat e Bardha”, kanë nxjerrë një familje nga rrënojat. Momenti është kapur dhe nga kamerat, ku duket qartë gëzimi dhe entuziazmi në fytyrat e ekipit të shpëtimit.

“Një mrekulli e vërtetë”, shkruan në Twitter krahas videos duke vazhduar: “Tingujt e gëzimit përqafojnë qiellin – gëzim përtej besimit.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT