Debati për “çadrën” në bulevard, Salianji: Rrëzuam Qeverinë! Fevziu: Ishte pazar, ndatë institucionet me lekë

Deputeti demokrat Ervin Salianji është shprehur mbrëmjen e sotme se protesta e opozitës në vitin 2017 përmes çadrës së vendosur në bulevard, arriti të rrëzonte qeverinë Rama para zgjedhjeve dhe të krijohej një qeveri teknike.

Këtë deklaratë ai e bëri në emisionin “Opinion”, por drejtuesi Blendi Fevziu, i është kundërpërgjigjur duke thënë se ajo marrëveshje e vitit 2017 ishte pazar mes dy liderëve.

Ervin Salianji: Nuk harrohet që ne në 2017 me aksionin e çadrës, e organizuar nga opozita, jo me pjesëmarrje masive sa kanë qenë disa protesta që kemi bërë dhe me masivitet në atë periudhë, arritëm të rrëzojmë gjysmën e qeverisë.

Blendi Fevziu: Bëtë pazar për gjysmën e qeverisë.

Ervin Salianji: Po lere mo…

Blendi Fevziu: Bëtë pazar.

Ervin Salianji: Ai u detyrua të jepte gjysmën e qeverisë.

Blendi Fevziu: Bëtë pazar, ju ndatë institucionet që kanë lekë, kujt i tregon. U ulën dy burra dhe thonin kjo institucion ka lekë merre ti, kjo s’ka lekë merre tjetri. Ai ishte pazar.

Ervin Salianji: Çfarë lekësh, ku ka lidhje. A u rrëzua qeveria apo jo?

Blendi Fevziu: Po çfarë rrëzimi. Edhe pasi humbët zgjedhjet mbanit qeverinë akoma edhe 4 muaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT