“Basha nuk flet dot se rrezikon burgun”, Berisha: Ja koalicioni që donte të bënte Luli me PS para zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se 11 shkurti do të nxjerrë të gjithë qytetarët në Tiranë.
Duke mos përcaktuar një numër njerëzish të cilët do të marrin pjesë në protestën e thirrur prej opozitës, Berisha tha se një det njerëzish nga e gjithë Shqipëria do të marshojnë drejt Tiranës ditën e shtunë.
“Me ndjesitë dhe perceptimet që kam, informacionet që marr, Shqipëria do marshojë drejt Tiranës, Tirana e tërë do të derdhet në rrugë. Nuk ka gjë më të vështirë se të përcaktosh numrin, por do të jetë një det njerëzish që se ka parë kurrë ndonjëherë, pasi problematika për të cilën është thirrur kjo protestë çdo shqiptar”, u shpreh Berisha.
Ndër të tjera Berisha ka cekur dhe koalicionin që ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha donte të bënte me Partinë Socialiste para zgjedhjeve.
Sa i përket çështjes së McGonigal Berisha u shpreh se Basha nuk reagon lidhur me këtë ngjarje pasi nuk del kundër kryeministrit Edi Rama sepse rrezikon burgun.
“Pasojat unë nuk i di se ccfarë të dhëna ju ka dhënë ai rusëve dhe nëse ka qenë i rekrutuar ka bërë dëme të mëdha. Pasojat i pësoi ky vend me goditjet që ju dhanë opozitës. Lulzim Bsha vihet në ndjekje nga Prokuroria e Tiranës, Edi Rama në fund i mbyll dosjen dhe e fut nën sqetull. Çdo njeri që mund të arsyetojë nuk mund të gjejë motiv tjetër dhe këtë e konfirmon heshtja si fija e barit e Lulzim Bashës në këto momenrte. Lulzim Basha nuk flet dot, sepse edhe për larje parash shkonte 6 vite në burg. Në këtë kontest këtu ska asnjë dyshim.
Javën e fundit të zgjedhjeve mua më ka ardhur në zyrë këshilltari kryesor elektoral dhe më thotë, në qoftë se s’fitohen zgjedhjet çfarë mendon për një koalicion me Partinë Socialiste, i them unë nuk e mbështes, por në qoftë se bëhet do bëj gjithçka kundra tij. Kaq ishte biseda me të”, tha Berisha per Euronews.