REPLIKAT/ “Një 80 vjeçar kërkon një revolucion si në ’91”, Dritan Hila përplaset me Boçin për protestën e 11 shkurtit

Analisti Dritan Hila dhe nënkryetari i PD-së së Bertishës, Luçiano Boçi kanë debatuar mbrëmjen e djeshme në lidhje në protestën e 11 shkurtit. Hila i është referuar Sali Berishës si “një lider 80-vjeçar që kërkon një revolucion të dytë”.

Ndërkohë, Boçi i është kthyer analistit duke i thënë se po merrej me njerëzit dhe jo idetë, pasi populli do dalë në protestë sepse në Shqipëri nuk ka të ardhme.

Pjesë nga debati në studion e emisionit “Open”:

Hila: Kanë një problem të madh, është një lider që kërkon një revolucion të dytë. Po ia thotë një brezi të ri që nuk e kupton.

Boçi: Ça ka brezi ynë? Nuk është i aftë? Ky brezi është kështu, është ashtu. Ju s’keni mjete.

Hila: Një lider 80 vjeçar kërkon një revolucion si në ’91. Ky nuk ka shpresa. Ky brez ka ëndërr të bëhet inxhinier IT, por jo që të bëjë revolucion Berisha.

Boçi: Jo. Ju flisni nga maja e Tiranës, por te shkojmë diku tjetër që t’i shihni. Të shihni që s’kanë të ardhme këtu. Ju s’dini të respektoni njerëzit. Do bëhet revolucioni, Janë kundër padrejtësive. Kështu po bëhen protestat në Francë, Greqi etj.

Hila: Greqia nuk ka vrarë, Franca dhe Gjermania nuk ka vrarë.

Boçi: Ra ai i përgjimit.

Hila: Kush ai i përgjimit?

Boçi: Ai që ra.

Hila: Kanë mendjen të biznesi dhe të puna e tyre.

Boçi: Ju nuk mbështeteni në ide.

Hila: Ju s’keni asnjë ide.

Boçi: Ju merreni me njerëzit dhe jo me idetë politikë. Të të bëj një pyetjet të thjeshtë. Sa të rinj janë larguar? Kanë ikur se s’kanë shpresë. Ti je më Ramën.

Hila: Unë nuk jam me Ramën. Kam bërë një akt fisnik që ju nuk mendoni. Unë kam ikur nga ajo qeveri se nuk kam qenë dakord më të. Ky akt është i pakët. Sakrifikoni ju Berishën siç sakrifikoj unë Ramën dhe ju heq kapelën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT