Vendimi i Kolegjit, Meta: Truk procedurial, zgjedhjet janë imagjinare

Presidenti Ilir Meta një ditë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që la në fuqi 30 Qershorin, përmes një deklarate për mediat në 08:00 të mëngjesit deklaroi:

“Në datë 10 qershor shfuqizova datën e zgjedhjeve 30 Qershor. Kjo vendimmarrje synonte të krijonte një mundësi refelktimi për të dialoguar për një zgjidhje mes palëve. Në veçanti kjo inicivative synonte të ndihmonte dialogun, por në direktivat e Ramës Kuvendi miratoi një direktivë që u bënte thirrje institucioneve që të mos zbatonin dekretin edhe pse ishte botuar në fletoren zyrtare.

Dje në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkesa e një partie kundër KQZ-së që e pengonte të cregjistrohej. Kolegji e rrëzoi. Vendimi i Kolegjit ka të bëjë vetëm me marrëdhënien e partisë ankuese dhe organiozatës socialiste në KQZ që kanë vendosur të zhvillojnë një proces të paligjshëm. Presidenti nisur nga dizinformacionet e shpërndara qëllimisht. Kolegji nuk mund të shqyrtonte aspak vlefshmërinë, pasi nuk ia njeh Kushtetuta. Presidenti nuk është thirrur si palë, prandaj vendimi nuk ka asnjë efekt juridik.

Në zbatim të Kodit Zgjedhor, vendimi ka efekt për atë që është vendosur mes këtyre dy palëve, organizatës socialiste në KQZ dhe aleatit të PS-së. Vendimi i Kolegjit është truk procedurial për të jusitifikuar paligjshmërinë e organizatës socialiste në KQZ dhe përpjekje për të ndërtuar një operacion propaganistitik për të anetemuar indirekt vendimin e presidentit, por nuk e prek aspak vlefshmërinë e dekretit. Vendimi u mor në kushtet e presionit dhe shantazhit të shumicës. Jemi në një situatë paradoksale. Dekreti i Presidentit mund të gjykohet vetëm nga Kushtetuesja. Vijoj që të jem i duruar dhe të pres reflektimin e tyre. Kam detyrimin para të gjithë shqiptarëve. E vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës të mbetet vetëm dialogu dhe respektimi i ligjit nga të gjithë” tha ai.

Vendimi i Kolegjit sipas Metës është marrë nën preson dhe shantazh duke i cilësuar gjyqtarët shumë të trembur mbi këtë çështje.

“Mjafton të shikojmë fotot që keni botuar ju dhe duket. Shumë të trembur dukeshin. Zgjedhjet i anulova për shkak të një krize shumë të rëndë politike. Mos prisni nga asnjë ambasador që t;u thotë këtë që po u them unë. Edhe sikur të bëheshin zgjedhjet pa opozitën, e ardhmja e Shqipërisë dhe çelja e negociatave do të kishte një të ardhme të paditur për një kohë shumë të gjatë. Zgjedhje të tilla nuk plotësojnë asnjë standard minimal. Nuk  kam anuluar zgjedhjet në asnjë Ambasadë, por në Shqipëri” tha ai.

Presidenti Meta, i pyetur nga gazetarët nëse do të ketë një ndërhyrje përsëri për të gjetur një zgjidhje të kësaj situaten është shprehur se ai do të jetë i duruar për dhe shpreson që të gjendet një zgjidhje.

Më pas ai shtoi se data e 30 qershorit ka rënë ligjërisht.

“Jam durim plote pavarësisht që kanë kaluar gati dy javë që nga hapja e dritares për dialog dhe reflektim. Do të vazhdoj të jem i qetë dhe i duruar. Por të jetë e qartë se Presidenti nuk ndërhyn për të penguar zgjedhje partiake . Por kjo datë ka rënë nuk ekziston më ligjërisht. Kush dëshiron zgjedhje partiake presidenti nuk ndërhyn. Kjo të jetë e qartë. Në Shqipëri ka vetëm një institucion që vendos datë zgjedhje ai është Presidenti. Kush vepron me paligjshmëri do të marri atë që i takon”, deklaroi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT