Tërmeti në Turqi/ E moshuara 85-vjeçare shpëtohet pas 107 orësh e bllokuar në rrënoja

E moshuara, 85 vjeç, u shpëtua pas 107 orësh e bllokuar në rrënoja nga t tërmeti tragjik, nga i cili numërohen mbi 22 mijë viktima nga të dyja vendet e prekura.  Ky është momenti kur një grua e moshuar u tërhoq nga rrënojat e një pallati të rënë pas katër ditësh që ishte e bllokuar.  Gruaja, Zeynep, u shpëtua nga qyteti Adiyaman në Turqinë juglindore.

Pamjet e shpërndara nga Humanitarian Relief tregojnë 85-vjeçaren e ulur me një batanije të mbështjellë rreth gjunjëve ndërsa shpëtimtarët punojnë aty pranë.

Ajo është një nga qindra që janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Turqi që nga tërmetet që goditën të hënën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT