VIDEO/ Harrojini balonat spiune, Kina gjuan me lazera nga hapësira mbi Hawaii

Më 28 janar, në të njëjtën ditë një tullumbace e dyshuar spiune kineze u zbulua nga SHBA në brigjet e Alaskës, një aparat fotografik i specializuar për të fotografuar natën kapi në majë të një mali në Hawaii një seri rrezesh lazer jeshile që përfundonin në qiell.

Pamjet zgjatën për disa sekonda, rreth orës 2:00 e mëngjesit me kohën lokale (7:00 e mëngjesit ora evropiane), vijat e lazerave u fotografuan duke lëvizur nga e majta në të djathtë. Fotografët fillimisht menduan se ishte një satelit hartografik i NASA-s , por organizata hapësinore amerikane ka thënë se nuk ishin ata, duke sugjeruar se mund të kenë qenë kinezët.

Kamera e cila shikon nga Mauna Kea, një vullkan i fjetur, është fiksuar në teleskopin Subaru dhe është një nismë e përbashkët midis gazetës Asahi Shimbun dhe Observatorit Kombëtar Astronomik të Japonisë (NAOJ).

Më 29 janar, pamjet u publikuan në YouTube, duke sugjeruar se rrezet mund të kishin ardhur nga një lartësimatës lazer me sensor në distancë nga sateliti ICESat-2/43613 i NASA-s, i nisur në shtator 2018 si pjesë e Sistemit të saj të Vëzhgimit të Tokës me qëllim të matjes dhe monitorimit të ndikimeve të ndryshimeve klimatike. Sipas NASA-s, ai është në gjendje të lëshojë 10,000 pulse në sekondë.

Sidoqoftë, më 6 shkurt, përshkrimi i videos u përditësua me një shpjegim të ri për rrezet e dritës mbi Hawaii. Duke cituar Anthony Martino, një shkencëtar i projektit që punon në misionin ICESat-2, shënimi i NAOJ tha se dritat “nuk ishin nga instrumenti i tyre, por nga të tjerët”.

Këto zhvillime vijnë në një moment kur spiunimin kinez ka rritur frikën në SHBA, pasi një tullumbace e dyshuar u pikas në hapësirën ajrore të Amerikane. Zyrtarët e mbrojtjes lejuan që balona të kalonte nëpër Kanada dhe Amerikën kontinentale, përpara se të rrëzohej në brigjet e Karolinës së Jugut më 4 shkurt me urdhër të Presidentit Joe Biden.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT