Gjata: Po na shkatërrohet jeta si në kohën e Enverit! (Por i ati ka qenë gjyqtar i diktaturës)

Anëtari i Partisë Demokratike Çlirim Gjata në një prononcim për Klan Neës nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ka thënë se Kryeministri Edi Rama duhet të largohet nga detyra.

Sipas Gjatës, qëndrimi i Ramës si Kryeministër po mban peng sistemin demokratik.

Çlirim Gjata shprehet se qytetarët kanë dalë në protestë për problemet e tyre.

“Duhet ta heqim këtë Kryeministër. Po ju shkatërron jetën, është bërë si ato vitet e komunizmit.  Tani nuk kemi më një sistem total, kemi një njeri që mban peng një sistem demokratik. Është e njëjta mendësi si ta heqim qafe këtë njeri që të hapen dyert dhe të ecin njerëzit përpara. ”, tha ndër të tjera djali i Rustem Gjatës, ish-gjyqtar në kohën e PPSH.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT