FOTO që po bën xhiron e rrjetit/ Gjithë pallatet të shembur, çfarë është godina e vetme që mbeti në këmbë

Zemërimi i shoqërisë turke sa vjen e rritet për mungesën e plotë të mbrojtjes antisizmike të godinave që dukej sikur ishin prej letre e që u shembën nga tërmeti apokaliptik i disa ditëve më parë.

Ndërkohë vëmendjen është duke e marrë postimi i një fotoje të një gazetari turk nga një pikë në Kahramanmaras, ku e vetmja ndërtesë që ka mbetur në këmbë është ajo e Inxhinierëve të Ndërtimit të kompleksit që u shemb.

Gazetari Ragip Soylu shkroi në llogarinë e tij në Twitter: “Një ndërtesë qëndron në Kahramanmaras: Dhoma e Inxhinierëve të Ndërtimit”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT