Luan Baçi: Rama e meriton të shkojmë ta nxjerrim nga dritarja, s’kemi pse presim të japë dorëheqjen

Deputeti i PD-së, Luan Baçi është shprehur se kreu i qeverisë Edi Rama e meriton që ta nxjerrësh nga dritarja e kryeministrisë.

Këtë e tha i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ndërsa u pyet se si do e rrëzojnë Ramën nga pushteti.

Më tej ai tha se opozita është e vendosur në misionin e saj.

“Ne s’kemi pse presim Ramën të japë dorëheqjen. Opozita është e vendosur në misionin e saj për të  rrëzuar qeverinë dhe për të larguar Ramën.

Rama e meriton që të shkosh ta nxjerrë nga dritarja e kryeministrisë, por ai nuk rri në zyrë, ai ikën.

Por nuk është qëllimi i opozitës ky, pushteti nuk merret me dhunë. Nuk do të lejojmë që të vrasim ndërgjegjen e qytetarëve”- tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT