Humbja e radhës për Rusinë, dronët e Kievit iu zënë pritë tankeve ruse (VIDEO)

Në prag të një vjetorit të luftës midis Ukrainës dhe Rusisë, duket se kjo e fundit po pëson humbje të mëdha në radhët ushtarake.
Pamjet e fundit nga fushëbeteja kanë treguar se trupat e presidentit rus Vladimir Putin kanë pësuar humbjen e rradhës ushtarake, pasi automjetet e tyre të bilnduara kanë rënë pre e një prite në Vuhledar.
Ndërkohë dhjetëra tanke ruse u shkatërruan dhe pati shumë humbje jete. Sipas raportimeve të deri tanishme nga mediet e huaja, mendohet se dronët luftarakë të Kievit kanë shkatërruar 31 tanke ruse, si dhe dhjetëra ushtarë rusë kanë humbur jetën teksa janë munduar të vrapojnë për të shpëtuar bombardimeve.