SHBA rrëzon një tjetër OBJEKT fluturues mbi liqenin Huron

SHBA ka rrëzuar një tjetër objekt fluturues të paidentifikuar, këtë herë mbi liqenin Huron pranë kufirit kanadez.

Ky është incidenti i katërt i tillë brenda muajit, raporton BBC.  Kongresmenja e Miçiganit Elissa Slotkin bëri me dije se objekti u rrëzua nga pilotët e Forcave Ajrore dhe Gardës Kombëtare të dielën.

“Një punë e madhe nga të gjithë ata që e kryen këtë mision”, shkroi ajo në Twitter.

Autoritetet amerikane dhe kanadeze kufizuan sot një pjesë të hapësirës ajrore mbi liqen ndërsa avionët u përpoqën të kapnin dhe të përpiqeshin të identifikonin objektin.

Uashingtoni ka qenë në gatishmëri të lartë që kur ushtria e tij shkatërroi një balonë të dyshuar spiune kineze më 4 shkurt. Autoritetet kineze pranuan se balona ishte e tyre, por që kishte si qëllim të përdorej për shërbime klimaterike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT