Rusia në javën më vdekjeprurëse të luftës, zyrtarët ukrainas: Po vrasim 800 ushtarë në ditë

Rusia ka vuajtur javën e saj më vdekjeprurëse në fushën e betejës që nga fillimi i luftës, pasi Ukraina pretendoi se ka vrarë 800 ushtarë çdo ditë. Gjatë dy javëve të fundit, forcat ushtrake ruse kanë pasur numrin më të madh të viktimave që nga java e parë të pushtimit.

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhëna që tregojnë se numri mesastar i viktimave për javën e kaluar është 824 në ditë. Numri është mbi katër herë më i madh se ai i periudhës qershor-korrik të vitit të kaluar, i cili ishte 172 në ditë.

Një grafik i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës tregon se numri më i madh i humbjeve është regjistruar në fillim të luftës shkurtin e kaluar.

Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë ka thënë: “Rritja e viktimave ruse ka të ngjarë për shkak të një sërë faktorësh, duke përfshirë mungesën e personelit të trajnuar, koordinimin dhe burimet në të gjithë frontin.” Luftëtarët ukrainas goditën gjithsej 31 tanke ruse në Vuhledar të shtunën në goditjen e fundit ndaj njerëzve të Mad Vlad.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT