“Bizanti” i tyre u rrafshua nga tritoli/ Dy pronarët ortakë në gjyq me njëri-tjetrin për pronësinë e hotelit

Hotel ‘Bizanti’ që u rrafshua mëngjesin e sotëm nga tritoli ka 2 ortakë, Spiro Çabirin dhe Evangjeli Dhimitri. Hoteli shpërtheu sot nga një sasi e konsiderueshme tritoli, pasi jo vetëm që tmerroi banorët, por edhe ka dëmtuar dhe banesat e godinat rreth hotelit, deri në 300 metra distancë. Teksa ende nuk dihet kush fshihet pas ngjarjes, mësohet se Çabiri dhe Dhimitri janë në gjyq me njëri-tjetrin për shkak të pronësisë.

Rreth orës 05:55, në lagjen nr.1, Sarandë, në një hotel dy-katësh i ndërtuar që prej vitit 1996, në pronësi të shtetasve S. Ç., dhe E. Dh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ndërtesa është rrëzuar dhe janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar.

Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.

Menjëherë është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të DVP Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake rezulton se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proçes gjyqësor për pronësin e këtij hoteli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT