Kuvendi përjashton Berishën, Spiropali: Doktor mblidh mendjen!

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka përjashtuar kreun e PD-së Sali Berisha nga punimet e kuvendit.

Ndërkohë ministrja e Shtetit për marrdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e akuzoi liderin demokrat për deklaratat seksiste, duke i thënë se duhet të mbledhë mendjen dhe se nuk bëhet revolucion me këta njerëz.

“Do të mbeteni 10 vjet rrugëve, e morët peng në ’90 dhe e kthyen në parti leniniste. Është e turpshme për një burrë që të shantazhojë gratë.Ju jeni këta. Gurra popullore i ka rezervuar një vend të posaçëm burrave që merren me gratë. Kurse populli ju rezervon një vend të veçantë duke i tkurrur duke i bërë më të vegjël e më të parëndësishëm.

Ne jemi këtu burra dhe gra që t’u flasim familjeve. Të jesh i bindur që deklarata që lexoi Denaj është e plotë dhe i referohet bëmave tuaja. Keni mbërritur në një nivel të pabesueshëm në raport me njerëzit, familjet dhe me këdo. Doktor nuk bëhet revolucion me këto, mblidh mendjen”, tha Spiropali.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT