Laguna e Vilunit në Shqipëri: Vendi bregdetar që ka rreth 200 lloje shpendësh dhe pamje mahnitëse

Laguna e Vilunit ndodhet 2 kilometra në lindje të plazhit të Velipojës, ku ka një sipërfaqe mbi 300 hektarë, transmeton Gazeta Metro.
Dikur kjo lagunë është quajtur laguna e lundërzës, sepse ka pasur shumë lundra, një gjitar interesant që ushqehet me peshq.
Kjo lagunë rrethohet nga ligatina, komunikon me detin përmes një kanali natyror, në të cilin për shkak të baticës dhe zbaticës uji ndryshon drejtim çdo 6 orë. Uji i kësaj lagune është i kripur dhe me një temperaturë mesatare rreth 22 gradë.
Kjo lagunë është e pasur me peshq të llojeve të ndryshëm dhe mjaft të shijshëm. Këtu hasen rreth 200 lloje shpendësh, migratorë dhe të përhershëm.
Laguna frekuentohet nga pushues rezidentë të plazhit të Velipojës, por që duke ecur në këmbë bregut zgjedhin këtë lagunë për të kaluar ditën dhe për të peshkuar. Ajo frekuentohet dhe nga pushues ditorë. Ajo afron veçanti në peizazh, rërë e ujë të pastër.
Pranë lagunës se Vilunit mund të drekoni një piknik të këndshëm me familjen tuaj, nën freskinë që ofrojnë pishat.


