Projekti i miratuar/ Rama: Gati të nisim nga puna për të rilindur Urën e Zogut mbi lumin Mat

Ura e Matit ka pësuar dëmtime të shumta prej vitesh, duke rrezikuar shembjen e saj.

Gjendja e kësaj ure u rëndua gjatë reshjeve të dendura dhe shumë shoqata kanë ngritur alarmin pas degradimit të këmbëve të saj.

Përballë këtyre problematikave,  qeveria pritet të ndërhyjë e shpëtuar këtë urë monument kulture,  e cila njihet si Ura e Zogut ndërtuar në vitin 1927.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale thotë: “Gati të nisim nga puna për të rilindur Urën e Zogut mbi lumin Mat, monument kulture”.

Tashmë, thekson kryeministri, projekti i hartuar nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, ka marrë dritën jeshile nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale,  për ndërhyrjen në këtë objekt”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT