PAMJE/ Gjithçka përreth u bë rrafsh, kjo është ndërtesa e drejtorit të Dhomës së Inxhinierëve në Turqi që nuk e shkatërruan as dy tërmetet

Kahranmaras, ishte një ndër qytetet më të prekur nga tërmeti shkatërrues i 6 shkurtit që goditi Turqinë.
Qyteti u godit nga dy tërmete të fuqishme, i pari me magnitudë 7.8 ballë dhe i dyti 7.5 ballë. Kaq mjaftoi që një numër i madh ndërtesash të larta të shëmbeshin, duke shkaktuar vdekjen e mijëra personave.
Ndërkohë, në rrjet po bën xhiro një video ku shihet një kompleks pallatesh, ku vetëm njëri prej pallateve nuk është shembur, madje as nuk është plasaritur si pasojë e tërmetit.
Ky pallat i ka rrezistuar dy lëkundjeve të forta, ndërkohë pallatet e tjera janë shembur për tokë si të ishin prej kartoni.
Në mediat vendase thuhet se kjo ndërtesë e cila arriti ti shpëtonte dy tërmetve i përket përfaqësuesit të Dhomës së Inxhinierëve të Ndërtimit në Kahramanmara.