Luan Baçi për videot erotike të McGonigal-it: Nuk i ka vetëm Berisha, faktet duan kohë të dalin

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi thotë se Sali Berisha nuk është i vetmi që ka informacione në lidhje me një video ku ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal ka kryer veprime erotike me ministre të qeverisë Rama.
Në një intervistë për Euronews Albania, sipas Baçi ka edhe të tjerë që kanë informacion për videon në fjalë.
“Ato zonjat e Partisë Socialiste, me gjithë respektin që kam, nuk arrij ta kuptoj irritimin e tyre. Zoti Berisha ka qenë shumë i saktë në atë çfarë tha, bëri një denoncim publik për aferat e McGonigal-it.
Afera korruptive financiare dhe afera erotike. Është një përgjegjësi e tij që bëri një deklaratë të tillë në Parlament, por nuk akuzoi zonjat e Parlamentit.
Zonjat e Parlamentit pse duhet të reagonin aq keq kur tha që thjesht kam informacion dhe video për veprime erotike të McGonigal-it. Pse nuk dalin këto fakte? Faktet dalin kohë pas kohe, duan kohën e vet për të dalur.
Nuk është në detyrimin e një politikani, kur e bën një deklaratë të tillë, er ka një informacion të tillë dhe se ka vetëm Sali Berisha. Një informacion të tillë, thonë shumë njerëz që e kanë, që kanë ndodhur këto gjëra”, theksoi ai.