PD: Deri në 30 qershor dhe më pas, protesta në të gjithë vendin

Zbardhet skema e Partisë Demokratike, katër ditë nga data e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, i ndryshëm nga ai i shpërndarë dy ditë më parë për bllokimin e procesit zgjedhor.

Sipas burimeve, qëndresa e opozitës kundër zgjedhjeve lokale të 30 qershorit do vihet në jetë pikërisht përmes protestave, duke nisur nga sot për të kulmuar në datën e zgjedhjeve.

Megjithatë në planin e masave të opozitës nuk thuhet se do tentohet bllokimi i këtij procesi pavarësisht se protestat do shtrihen jo vetëm pranë shesheve kryesore të qyteteve por edhe pranë KZAZ-ve.

PD deklaron se protestat do të vijonë edhe pas datës 30 qershor.

“Ditët e ardhshme, duke kulmuar me 30 Qershor dhe pas kësaj date, do të jenë ditë protestash në të gjithë vendin. Opozita dhe qytetarët do të protestojnë në të 61 bashkitë e vendit në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme.

Në bashkëpunim me Aleancën Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë, Partia Demokratike dhe aleatët e Opozitës së Bashkuar kanë njoftuar protesta në të gjitha bashkitë kundër votimeve njëpartiake, në kundërshtim me Kushtetutën. Protestat vene ne dukje bashkëpunimin e Edi Ramës me bandat e drogës dhe krimit të organizuar.

Protestat do të shtrihen në të gjithë vendin dhe sipas informacioneve do të zhvillohen në sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga strukturat e PD.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT