Shqiptarja prezanton Djathin Mishavina të Bjeshkëve të Kelmendit, në “Master Chef Italia”

Entiana Osmenzeza, një grua shqiptare që merr pjesë në edicionin e “Master Chef Italia”, ka prezantuar në vendin fqinj një prodhim autentik që mban vulën “Made in Albania”.
Falë pasionit dhe talentit të saj, Etiana ka prezantuar një ndër produktet e “ekselencës shqiptare, Djathin Mishavina të Bjeshkëve të Kelmendit. Ky produkt është i mbrojtur e i certifikuar nga shteti shqiptar si “Made in Albania”.
Për këtë, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë një video të Entiana Osmenzezës dhe e komplimenton për paraqitjen më “Master Chef Italia”.
“Entiana Osmenzeza, një ekselencë shqiptare që po shkëlqen në Itali me pasionin dhe talentin e saj, prodhim i të cilit është edhe përpunimi i mençur i Djathit Mishavina të Bjeshkëve të Kelmendit, i mbrojtur e i certifikuar nga shteti shqiptar si “Made in Albania” dhe i paraqitur me art nga Entiana shqiptare në Masterchef Italia. Respekt”, shkruan ai.