Pjesëmarrja e ulët në protestë/ Paloka: Çfarë prisni më që rrini në shtëpia, kafe? Ka bërë pak Rama?

Deputeti Edi Paloka në fjalën e tij para protestuesve u ka kërkuar llogari shqiptarëve që nuk i janë bashkuar protestës së grupimit të Sali Berishës.

“Cfarë prisni më që rrini në shtëpia, kafe? Ka bërë pak Rama? Cfarë duhet t’i bëjë më këtij vendi Rama që të dilni e të protestoni bashkë me ne, që t’ju vije e keqja te shtëpia?

Pak keni parë? A nuk është ky kriminel që nxjerr fëmijët në 4 të mengjesit nga shtëpia me gaz lotsjellës e u shkatërron shtëpitë?

Vjedh miliona e i burgos shqiptarët për 30 mijë lekë të vjetra.

Mendoni se jeni këtu për Berishën e Palokën? Jo vëllezërit e mi, të gjithë këta këtu janë për gjithë shqiptarët që mos lejojmë të përsëristet ajo që kemi kaluar një herë”, tha Paloka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT