Meta: Aktorët e brendshëm e të jashtëm përgjegjës për çdo skenar të paligjshëm

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë në adresë të palëve politike, duke u shprehur se çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe konfliktit do ta nxjerrë Shqipërinë nga perspektiva e saj evropiane dhe se të gjithë aktorët, të brendshëm apo të jashtëm, do duhet të mbajnë përgjegjësi për këto akte para popullit shqiptar.

Meta gjithashtu ka bërë sërish thirrje për dialog politik dhe për zgjidhjen sa më parë të krizës.

Deklarata është dhënë gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm të Hungarisë Péter Szijjártó.

“Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane e njëkohësisht të gjithë aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar”, – theksoi Presidenti Meta gjatë takimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT