Më 30 qershor, Këshilli i Europës do jetë në Shqipëri

Ndryshe nga çfare ka deklaruar PD dhe kryetari i saj, Lulzim Basha, Kongresi i Këshillit të Europës do te jetë i pranishëm me vëzhgues në monitorimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit në Shqipëri. Në fakt, Kongresi i Këshillit të Europës ka hequr nga faqja zyrtare online deklaratën lidhur me vezhgimin e zgjedhjeve, duke konfirmuar tërheqjen nga qëndrimi i mëparshëm dhe sjelljen e vezhguesve te saj ne Shqiperi.

Aktualisht në faqe nuk ekziston asnjë deklaratë lidhur me këtë çështje, çfarë konfirmon edhe një herë praninë e tyre të dielën, duke lënë të kuptohet se ky autoritet ka qenë i keqinformuar nga përfaqësuesit e opozitës lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit.

Kujtojmë se, ashtu si Dita ka raportuar, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj siiguroi për praninë e KiE në zgjedhjet e kësaj të diele, duke bërë të ditur se kishte qenë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ajo që kishte keqinformuar qëllimisht përfaqësuesit e këtij autoriteti në mënyrë që vëzhguesit e KiE të mos ishin në Shqipëri më 30 qershor.

Veliaj, gjithashtu, bëri të ditur se situata është sqaruar dhe Kongresi i Këshillit të Europës ka konfirmuar se vëzhguesit e tij do vijnë në Shqipëri për zgjedhjet e së dielës.

Faqja që më parë hapej  kështu:

 

tani hapet kështu:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT