Jep dorëheqjen gjyqtari i Gërdecit, Erjon Çela: Ja shkaku i largimit!

Gjyqtari Erjon Çela ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes së Gërdecit, e cila është rihapur nga SPAK dhe i pandehur është marrë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Arsyeja e dorëheqjes është bërë fakti se Erjon Çela ka dhënë njëherë mendim për rastin. Sipas tij, Fatmir Mediu nuk mund të gjykohet pasi afati për veprat penale për të cilat ai akuzohet është parashkruar.

Në argumentet e tij në vitin 2021, gjyqtari Çela tha se prej vitit 2012, Mediu nuk ka pasur imunitet për t’u hetuar dhe veprat penale për shpërdorim detyre të dyfishtë për të cilat hetohej ishin parashkruar.

Por vendimi i tij u rrëzua nga Gjykata e Lartë që listoi disa argumente ligjore se pse vepra penale e shpërdorimit të detyrës, në rastin e Fatmir Mediut, edhe pse kishin kaluar 15 vite, nuk është parashkruar.

Fatmir Mediu akuzohet për dy vepra penale të “Shpërdorimit të detyrës”, një e parashikuar nga Kodi Penal dhe një nga Kodi Ushtarak.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT