“Hoteli lundrues” që po strehon njerëzit që mbetën pa shtëpi pas tërmetit në Turqi

Një hotel lundrues është duke strehuar të prekurit nga tërmeti në rrethin Iskenderun të Hatay-t, një nga zonat më të prekura nga tërmeti në Turqi.

Mediat në vend raportojnë se anija e cila mban flamurin “Gemini” është përgatitur për strehimin e personave që kanë mbetur pa çati pas lëkundjeve shkatërruese të 6 shkurtit.

Një anëtar i ekuipazhit është shprehur se ekipi i tij po mundohen që të përgatisin një ambient të ngrohtë për njerëzit e strehuar. Sipas tij, në bord ka personel shëndetësor dhe ofrohen tre vakte në ditë, ujë i ngrohte dhe kushte të tjera sanitare.

Anija ka 400 kabina dhe një kapacitet prej 1 056 shtretërish dhe thuhet se për t’u kujdesur për qytetarët e strehuar janë angazhuar 200 vetë personel.

“Hoteli lundrues” që po strehon njerëzit që mbetën pa shtëpi pas tërmetit në Turqi“Hoteli lundrues” që po strehon njerëzit që mbetën pa shtëpi pas tërmetit në Turqi“Hoteli lundrues” që po strehon njerëzit që mbetën pa shtëpi pas tërmetit në Turqi“Hoteli lundrues” që po strehon njerëzit që mbetën pa shtëpi pas tërmetit në Turqi“Hoteli lundrues” që po strehon njerëzit që mbetën pa shtëpi pas tërmetit në Turqi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT