Dramatizon Drecun: Shqiptarët duan të provokojnë konflikt me Serbinë

Ndonëse zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso ka thënë se nuk ka krizë humanitare në veri, zyrtarët serbë vazhdojnë me tonë dramatike rreth gjendjes në veri, transmeton Gazeta Metro.

Kryetari i të ashtuquajturit Këshill për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se shkaktimi i krizës humanitare dhe mungesa e gjërave elementare ushqimore në veri të Kosovës është mjet që tërësisht të pamundësohet dialogu dhe të krijohen kushtet për konflikt me Beogradin.

Sipas Drecunit, qëllimi i Prishtinës është që në veri të Kosovës të krijohet situatë e paqëndrueshme për popullinm serb, e cila do ta rrezikonte ekzistencën e tij fizike dhe ta shtyjë Beogradin që t’i ndihmojë popullit të tij, siç ka vepruar edhe deri më tash.

Pasta, sipas Drecunit, shqiptarët do të provokonin konflikte me shtetin e Serbisë dhe popullin serb në veri të Kosovës, transmetojnë mediet serbe.

“Kështu, tërë përgjegjësinë pse nuk ka vazhdim të bisedimeve t’ia hedhin Serbisë, dhe të kërkojnë masa ndëshkimi për Serbinë”, ka thënë ai, duke shtuar se Prishtina pas kësaj do të nisej rrugës së bashkimit me Shqipërinë.

Ai e ka quajtur këtë “fazë finale të planit taksa” dhe ka shtuarf se për konflikt me Serbinë po punojnë edhe Haradinaj, edhe Thaçi.

Ai ka thënë se duhet vazhduar furnizimin e popullit serb, por të kenë kujdes “që Haradinaj të mos na tërheq në kurth”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT