Pamje horror pas tërmetit në Hatay, dëmtohen rëndë varret, disa “përfundojnë” në rrugë

Pas 2 tërmeteve në Kahramanmaraş, shumica e varreve në varrezat e reja në Hatay u dëmtuan, ndërsa disa të tjera “përfunduan” në rrugë. Ata që vijnë për të vizituar të afërmit e tyre janë mjaft të befasuar nga pamja.

Pas dy tërmeteve në Hatay qindra ndërtesa u shkatërruan, ndërsa mijëra të tjera u dëmtuan rëndëm duke i bërë ato të pabanueshme. Por, duket se, efekti shkatërrues i tërmetit nuk është vetëm në ndërtesa, pasi në zonën e Antiokia,  disa varre janë dëmtuar rëndë.

Menjëherë pas ngritjes së alarmit nga familjarët e të ndjerëve, institucionet përkatëse kanë shkuar në vendin ne ngjarjes dhe i kanë mbyllur ato me ndihmën e makinerive të ndërtimit.

Mediat turke kanë publikuar pamjet e rënda, që i ngjasojnë një skene filmash horror.

Pamje horror pas tërmetit në Hatay, dëmtohen rëndë varret, disa “përfundojnë” në rrugëPamje horror pas tërmetit në Hatay, dëmtohen rëndë varret, disa “përfundojnë” në rrugëPamje horror pas tërmetit në Hatay, dëmtohen rëndë varret, disa “përfundojnë” në rrugë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT