Kush është Elton Kila, që i shpëtoi atentatit në Elbasan? Suel Çela e kërkon të vdekur, urdhëroi edhe në 2022 Dumanin ta ekzekutonte

Një ditë më parë, ndaj Elton Kilës ishte organizuar një atentat, mirëpo ai dështoi. Kila ka qenë në shenjestër për t’u ekzekutuar edhe më herët.
Ditën e 29 marsit 2022, kur mbeti i plagosur dhe më pas u arrestua, Report Tv raporton se Nuredin Dumani ishte nisur për të vrarë Elton Kilën. Porosinë për vrasjen e Kilës, ia kishte dhënë Suel Çela.
Kjo është hera e katërt që dështojnë atentate që kanë pasur për qëllim eliminimin e tij për llogari të grupeve kundërshtare.
Në lidhje me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga Arben Spahiun, vëllai i Arjan Spahiut të ezektutuar në Belgjikë i cili është kunati i Erion Alibeajt i arrestuar me urdhër të SPAK për porositjen e disa vrasjeve të ndodhura në Elbasan.
Në pranga është vënë edhe Arsen Preçi, banesa e të cilit ndodhet shumë pranë automjetit të braktisur ku gjetën disa armë të shtunën në mbrëmje.