Kush është ish-kandidati për deputet, që iu dogj makina. Sot, pronar i një televizioni në Shkodër (FOTO)

Është shkrumbuar nga flakët mjeti i ‘Tv Rozafa’ në Shkodër, media në pronësi të Gasper Kokaj. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës në zonën e Dollarit në qytetin e Shkodrës ku mjeti tip ‘Land Rover’ i parkuar është djegur nga një person. Kamerat e sigurisë kanë arritur të fiksojnë një person i cili afrohet pranë mjetit tip fuoristradë dhe i vë flakën në pjesën e përparme.

Përpos se pronar mediash, Kokaj është edhe pedagog si dhe ish kandidat për deputet në Partinë Republikane në vitin 2013.

Policia po punon për identifikimin dhe lokalizimin e autorëve. Pronari Kokaj u ka thënë hetuesve se nuk ka konflikte dhe se nuk ka dyshime për asnjë person.

Kush është ish-kandidati për deputet, që iu dogj makina. Sot, pronar i një televizioni në Shkodër

Back to top button
LAJMET E FUNDIT