Dhunimi i shqiptarit nga policia kufitare e Malit të Zi/ Reagon Abazoviç: Ka dhe një anë tjetër të medaljes

Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka reaguar në lidhje me rastin e rëndë të dhunimit të anëtarit të Partisë së Lirisë, Petraq Milo, nga policia kufitare.

Abazoviç deklaroi se ata që i tejkalojnë kompetencat e tyre, duhet të ndëshkohen në mënyrë adekuate. Por, shtoi se “ka edhe një anë tjetër të medaljes”, pasi, siç tha, në video nuk shihet se veprimeve të policisë u ka paraprirë një kundërvajtje në komunikacion.

“Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, tha Abazoviç.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT