Meta ashpërson tonet nga dyert e SPAK: Nuk kam asnjë lidhje me çështjen CEZ-DIA

Pas marrjes në pyetje në SPAK, Ilir Meta është përgjigjur me nervozizëm ndaj gazetarëve.

Në një prononcim për mediat ai ka thënë se për çështjen ÇEZ-DIA është pyetur në vitin 2015. Sipas Metës ai nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen e nënshkruar dhe nuk ka asnjë dokument që ai të ketë favorizuar këtë kompani.

Kujtojmë këtu se afera ÇEZ –DIA, i ka kushtuar shtetit një dëm prej 414 milion euro.

“Jam përgjigjur me shumë qetësi si një deklarues që mund të ketë dijeni për rrethana të caktuara Kam dhënë sqarime shteruese që në vitin 2015 që është hapur kjo çështje, pasi një kolegeje tuaj tentoi të manipulonte të dhënat e Arbitrazhit në Vjenë.

Së pari Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me procesin e privatizimit të CEZ-it, pasi ka qenë në opozitë atë kohë. Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me CEZ-DIAN. Pasi marrëveshja është bërë kur Ilir Meta ka qenë ministër Ekonomie.

Gjatë 4 muajve që kam qenë ministër CEZ-i nuk ka përfituar asgjë nga qeveria, përkundrazi kemi qenë në debate të vazhdueshme. Së dyti në dhjetor pasi ERE mori një vendim që në gjykimin tonë favorizonte CEZ-in në raport me KESH-in, ministria e ka kundërshtuar këtë vendim”, tha Meta.

Për këtë dosje është dënuar Kastriot Ismailaj në vitin 2017 me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT