Kush është shqiptari që u vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes dy grupeve rivale në Athinë

Shqiptari që u vra aksidentalisht gjatë një sherri me armë zjarri në Greqi është identifikuar.

37-vjeçari u vra aksidentalisht teksa ishte në një lokal në Athinë. Viktima është identifikuar nga vëllai i tij, ndërsa bëhet fjalë për shtetasin Pellumb Islami. Ky i fundit punonte si hidraulik në Greqi.

Ai nuk kishte lidhje fare me grupin e shqiptarëve të përfshirë në sherr, por plumbi e ka kapur rastësisht teksa shihte ndeshjen e futbollit. Ndërkohë të dhënat më të fundit bëjnë fjalë për shkëmbim zjarri mes dy grupeve, pasi ka dyshime se janë përdorur dy armë.

Njeri grup përbehej nga 4 dhe tjetri nga 3 shqiptarë. Ata dyshohet se janë nga jugu i Shqipërisë dhe konsiderohen persona me rrezikshmëri të lartë, të përfshirë në grupe kriminale të trafikut të drogës.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në një lokal në Nea Joni. Një person që u bë dëshmitar i ngjarjes rrëfeu se ndaj shqiptarit ishte qëlluar disa herë me armë.

“Dëgjova 6-7 të shtëna, dola jashtë. Ishte rrëmujë këtu. E pashë viktimën, ishte përtokë. E kishin plagosur, por ishte gjallë”, tregoi dëshmitari okular për newsit.gr. Më pas ai shtoi se: “Një makinë që e kam dëgjuar që iku, dhe disa persona që thoshin; ‘shko, shko’.

Më pas erdhi policia, ambulanca dhe e viktimën”. Sipas informacioneve që përcjell newsit.gr bëhet e ditur se krimi ndodhi pak para mesnate. Katër burra hynë në lokal dhe u ulën në një zonë vip, të ndjekur nga tre të tjerë.

Në momentin që kamerierja u sjell ujin, grupi prej shtatë personash ka nisur të përleshen, duke u larguar nga zona vip dhe u zhvendosën në pjesën tjetër të lokalit. Njëri prej tyre mes sherrit, nxjerr armën dhe qëllon, ndërsa plumbi ka kapur fatkeqësisht të riun shqiptar që ishte ulur në një tjetër tavolinë, për të parë ndeshjen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT