FOTOT/ “Dita e Shqipërisë në Tokio”, Rama ndan pamjet: Do fuqizojmë më tej marrëdhëniet së bashku

Kryeministri Edi Rama vijon vizitën zyrtare në Japoni.

Mëngjesin e sotëm ai publikoi foto nga takimi me komunitetin shqiptar në Japoni, si edhe me përfaqësues të shtetit, sipërmarrjes, kulturës dhe sportit.

Ai shkruan se do të fuqizojnë me tepër marrëdhnëniet mes vendit tonë dhe Japonisë.

“Albanian Day në Tokio ishte një moment i bukur i vizitës, me komunitetin shqiptar në Japoni, si edhe me përfaqësues të shtetit, sipërmarrjes, kulturës dhe sportit të këtij vendi mahnitës e mikpritës, me të cilin do t’i fuqizojmë më tej marrëdhëniet e mira që kemi”,- shkroi Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT