Ahmetaj: Rama të bëjë atë që di të bëjë më mirë, kryeministrin, jo gjykatësin. Ka një mekanizëm mafiozo- politiko- mediatik kundër meje…

Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur poshtë një sër spekulimesh lidhur me përfshirjen e tij në shkelje ligjore në cështjen e inceneratorëve.

I ftuar në emisionin “Opinion” përballë zotit Fevziu Ahmetaj tha se nuk është pjesë e procedurës së nënshkrimit të marrëveshjeve për inceneratorët. Ai hodhi posht interpretimet e gabuara për disa shkresa që ju paraqitën në emision, duke theksuar se asnjë procedurë e tij nuk ka prodhuar shkelje ligjore dhe se nuk ka as pretendime të tilla nga prokuroria.

Ahmetaj ka folur dhe rreth raporteve të tij me Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama. Raportet me PS aktualisht

Ai tha se nuk ndjehem i tradhtuar nga PS dhe as kam ndonjë kompleks faji ndaj saj. E vetmja gjë që më shqetëson është që luftërat e vogla për pushtet brenda PS të mos hyjnë në rezonancë me luftën për të vendosur drejtësinë në Shqipëri, pasi pas kësaj nuk do kishim as drejtësi dhe asnjë PS që do drejtësi.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama ai tha se më ka besuar më shumë se shumë të tjerë në partinë socialiste  për qeverisjen e vendit për gati 10 vjet.

“E dëgjova me vëmendje. Nuk do të doja të isha në vendin e tij në përpjekjet për të bërë gjyqtarin. Më leht e ka të bëj atë që di të bëj më mirë, kryeministrin”, tha ai.

Ahmetaj: Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar asnjëherë ndihmë. S’do doja të isha në rolin e kryeministrit. Ai për sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë. Gjykatësi është pak i sikletshëm.

Pyetje: T’u kujtua Saimir Tahiri apo Lefter Koka?

Ahmetaj: Mua më kujtohen, kur ka qenë dhe Bashkim Fino i shkreti. Më kujtohen këta ish-kolegë, me shumë dhimbje. Me Saimir Tahirin nuk kam shkuar fare, por dhimbja që të shohë një ish-koleg në atë gjendje. Ajo që tha kryeministri, bëri rolin e gjykatësit. Ai e ka zakon të drejtë që thotë përgjegjësia është personale.

Pyetje: Ka bashkëpunuar për ndonjë gjë, ka pasur dijeni për çështjen e inceneratorëve?

Ahmetaj: Jeni në vete apo jo? E para dhe mbi të gjitha, dua të bëj një sqarim. Unë kam 33 vjet që punoj dhe nje mekanizem mafioz  ja kanë dalë,per të ngritur një perceptim negativ kundër meje. Është një miks. Unë sot kam shumë të qartë këmbët dhe duart e përpjekjes, trupin dhe kokën do e kem shumë shpejt.

Ahmetaj po ashtu hodhi poshtë ato që i quajti spekulime rreth pagesës së disa udhëtimeve apo hoteleve prej Klodian Zotos. Ai tha se nuk enjeh nga afër Klodian Zoton. Ai la të kuptoj se Zoto ka ndërmarrë disa veprime policeske ndaj tij duke prodhuar lajme të rreme.

Kështu ai shpjegon spekulimin që Zoto ka krijuar një komunikim me kompaninë që ka shitur vilën në bregdet, duke bërë sikur interesohet për ecurinë e saj apo duke paraqitur pagesa me karte krediti të tij për hotele në të cilat Zoto nuk ka udhëtuar kurrë me të.

Arben Ahmetaj: Është njohje distante, nuk e kam parë kurrë.

Blendi Fevziu: Një njohje distante nuk të jep një vilë dhe nuk të paguan hotel. Prenoton një vilë në një nga resortet e bregdetit Adriatik dhe një ditë i vjen një e-mail dhe i thotë: I nderuar, Zoti Zoto, po ju shkruaja dhe dëshirojmë të ju vëmë në dijeni ecurinë e punimeve në vilën tuaj, punime të mbaruara xx.

Disa muaj më pas, vjen një email i dytë, sërish drejtuar Klodian Zotos, të cilit i thotë: Në zbatim të kontratës së sipërmarrjes që keni ndërmarrë me ne për ndërtimin e një pasurie të paluajtshme në Durrës, dëshirojmë të ju bëjmë me dije se punimet kanë përfunduar. Në këto kushte, ju lutem paraqituni të merrni vilën.

Befas kjo vilë kalon tek një person tjetër dhe në 2022 kalon tek bashkëshortja juaj dhe është me një shumë prej 240 mijë. Pse kjo vilë duhet t’i jepte llogari stafi Klodian Zotos për këtë vilë? E keni deklaruar këtë vilë ju në deklarimin e pasurisë?

Arben Ahmetaj: Që t’i dhurosh dikujt diçka do të duhet të jesh pronar i saj. E dyta, nuk mbaj përgjegjësi se kush porosit e kush nuk porosit e aq më tepër sipërmarrësi që ka ndërtuar është një nga më seriozët në Shqipëri. E para që Klodian Zoto nuk e ka pasur kurrë këtë vilë. Nëse ka vila pa para, më trego ku janë. Nuk mbaj përgjegjësi për Klodian Zoton unë. Ky nuk është bërë ndonjëherë pronar për vilën, vilën e ka një sipërmarrës tjetër. Partnerja ime, Erjola, kunata e saj janë pronarë të Gjirit të Lalzit, të tokës. Nuk ka lidhje Klodian Zoto. Është blerë me transfertë bankare nga Erjola, që nuk e ka fare emrin Klodian Zoto.

Ahmetaj tha se me Klosin ka patur vetëm lidhje zyrtare dhe se ajo ka qenë për 9 muaj shefe kabineti.

Ai mohoi se Klosi e ka telefonuar atë për t’i kërkuar ndihmë  në momentin që i janë vjedhur paratë në banesë.

Blendi Fevziu: A ju ka telefonuar ju Alda Klosi për t’ju kërkuar ndihmë?

Arben Ahmetaj: Jo, s’është e vërtetë. Sa i përket personit në fjalë Alda Klosi, unë nuk jam te historia përgjegjësia është personale se ajo është fjali e fundit nuk është fjali e parë. Alda Klosi ka ardhur nga Ujësjellësi i Tiranës tek Ministria e Ekonomisë. Ka ikur nga Ministria e Ekonomisë, e kam gjetur në Ministri të Financave, e kam lënë në Ministri të Financave dhe ka qenë vetëm 9 muaj shefe kabineti. Në sytë e mi, ka qenë punonjës korrekt. Lidhja ime ka qenë vetëm zyrtare.

Blendi Fevziu: S’keni pasur asnjë kontakt tjetër fare me të? Mbrapa jo kohën që keni qenë?

Arben Ahmetaj: Unë kam folur vetëm një herë në telefon diku nga fillimi i Tetorit për të ditur çfarë bëni, se i merrja të gjithë si jeni, ku keni filluar punë etj. Dhe sugjerimi im për të ka qenë ndiq procedurën ligjore, denonco.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT