Emigrantët kthehen në Shqipëri të bëjnë dhëmbët më lirë, por nuk e dinë çfarë u fusin në gojë dentistët

Ndoshta edhe ju keni të afërm në emigrim të cilët i keni dëgjuar se vijnë të mbarojnë punë me dentistin në Shqipëri, pas andej ku jetojnë janë shumë shtrenjtë tarifat.

Megjithatë, nuk e kanë idenë se cfarë u ndodh.

Ajo që emigrantët nuk dijnë, është se materialet që përdoren kanë një kosto shumë më të lirë, duke e bërë kështu shërbimin që marrin më të shtrenjtë se në çdo vend europian.

Europa po përparon në shkencat mjekësore duke futur teknologji të reja që Shqipëria ende nuk i ka vënë në zbatim.

Sado te lira te ngelen cmimet per emigrantet, per shtetasit qe jetojne brenda kufijve cmimet ngelen serisht stratosferike pavaresisht se cilesia e tyre nuk dihet. Gjithashtu edhe institucionet perkatese nuk luajne asnje rol dhe nuk kryejne asnje kontroll ne keto biznese, qarte duket se per to shteti eshte inekzistent.

Por ajo çfarë mjekët stomatolog vënë në dukje është se shqiptarët vitet e fundit kanë rritur interesin për të patur një shëndet të mirë oral dhe jo pak herë drejtohen në klinika jashtë për të marr shërbim të spe cializuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT