A po të sulmojnë ish-miqtë? Mesazhi i koduar i Ahmetaj: Këmbët dhe duart i kam të qarta, shumë shpejt do jetë trupi dhe koka

Ish-ministri Arben Ahmetaj ka qenë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” për të treguar të vërtetat e tij dhe për të sqaruar akuzat mediatike dhe politike, si i përfshirë në aferën e inceneratorëve. Ahmetaj garantoi se nuk ka hedhur asnjë firmë dhe ka zero përfshirje.
Mirëpo, në një moment të caktuar të intervistës, ish-ministri socialist u pyet se cilët mendonte ai se ishin personat që i kishin organizuar këtë sulm, që ka nisur prej të paktën një viti. Arben Ahmetaj dha një mesazh të koduar, kur tha se ndaj tij ishte ngritur një infrastrukturë mafioze.
“Unë sot kam shumë të qartë këmbët dhe duart e përpjekjes, trupin dhe kokën do ta kem shumë shpejt. Trupin dhe kokën do ta kem shumë shpejt”, u shpreh ai.
Pjesë nga biseda në studion:
Arben Ahmetaj: Unë kam 33 vjet që punoj dhe perceptimi, ja kanë dalë, kanë një vit që kanë ngritur një perceptim negativ me një infrastrukturë mafioze kundër meje. Është një miks…
Blendi Fevziu: Kush e ka ngritur? Kush?
Arben Ahmetaj: Shumë e drejtë pyetja Unë sot kam shumë të qartë këmbët dhe duart e përpjekjes, trupin dhe kokën do ta kem shumë shpejt. Trupin dhe kokën do ta kem shumë shpejt.
Blendi Fevziu: A janë ish-miqtë e tu, a janë ata që po të sulmojnë: Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe persona të tjerë? A janë ata që ju i quanit fratelo në ambiente private?
Arben Ahmetaj: Unë nuk e përdor fjalën fratelo, se unë s’jam dhe mirë në italisht.
Blendi Fevziu: A janë këta persona që po të sulmojnë?