Berisha paralajmëron gazetarin: Trego kush t’i dha faturat për Ahmetaj, bëje ti ose publikut do ja them unë!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar gazetarin Adriatik Doçi, që të tregojë se cili është personi që i ka dhënë faturat e qëndrimit në hotelet evropiane të Arben Ahmetaj. Vetë ky i fundit, mbrëmjen e djeshme i ka mohuar ato.
Berisha foli për presion dhe transparencë jo të plotë nga ana e gazetarit, duke i kërkuar që të tregojë cili ka qenë personi, ose në të kundërt ai do informojë publikun.
“Edhe 2 vjet po të rrëmoni, ju nuk mund të imagjinoni se kush ja dha Adriatik Doçit faturat që i mohonte (Arben Ahemtaj). Qeshni sa të doni, po nuk i gjeni dot. E di unë pse nuk i gjeni dot faturat e hoteleve të Arben Ahmetaj, që i mohonte.
Nëse ai nuk e bën publik, unë do detyrohem ta bëj publik. Ja them këtu sot, po dole për të bërë transparencë bëje të plotë, se unë do detyrohem t’ja them publikut. Kush ja dha dokumentat dhe cili është presioni që i ka bërë Edi Rama atij?”, u shpreh Sali Berisha.
Ish-ministri Arben Ahmetaj ka deklaruar mbrëmjen e djehsme se një strukturë gjysmë kriminale ishte ngritur kundër tij prej më shumë se një viti. I pyetur në emisionin “Opinion” se kush qëndronte pas sulmit, Arben Ahmetaj tha se kishte zbuluar këmbët dhe duart e së shpejti do zbulonte dhe trupin dhe kokën.