FOTOT: “Rail Force One”, linja hekurudhore që ka dërguar liderët botërorë në Ukrainë

“Rail Force One” ishte treni që dërgoi brenda natës presidentin amerikan Joe Biden nga Przemysl Głóëny në Poloni deri në Kiev për vizitën e tij historike në Ukrainë. Presidenti amerikan e vizitoi vendin, pak para përvjetorit të parë të pushtimit të vendit nga Rusia.

Udhëtimi 10-orësh, i bërë gjatë natës u bë në diskrecion të plotë dhe në kushte të larta të sigurisë përgjatë Ukrzaliznytsia-s, operatorit shtetëror të rrjetit hekurudhor të Ukrainës.

Por ky nuk ishte udhëtimi i parë i këtij lloji në këtë hekurudhë. Ndërsa fluturimet ajrore komerciale në Ukrainë janë të ndaluara dhe qielli i vendit është tepër i rrezikshëm për politikanët brenda dhe jashtë vendit, rrjeti hekurudhor i Ukrainës është bërë “autostrada” diplomatike e vendit.

Mbi 200 misione diplomatike të huaja kanë mbërritur në vend me tren deri më tani.

Liderët botërorë, përfshirë Justin Trudeau i Kanadasë, Rishi Sunak i Britanisë së Madhe, Emmanuel Macron i Francës dhe Giorgia Meloni i Italisë, të gjithë kanë marrë trenin për në Kiev.

Në fakt, kryeministri japonez Fumio Kishida është i vetmi lider i G7-ës që nuk e ka vizituar ende vendin me tren. Kurse, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është përdorues i rregullt i rrjetit hekurudhor në misionet e tij diplomatike jashtë vendit.

Udhëtimi i profilit të lartë të presidentit amerikan e ka vendosur rrjetin e gjerë hekurudhor të Ukrainës në qendër të vëmendjes. Linja shtrihet për afro 15,000 milje dhe është e 12-ta më e madhe në botë.

Ukrzaliznytsia është transportuesi i gjashtë më i madh hekurudhor i pasagjerëve në botë, dhe i shtati për mallrat.
Dhe ndërsa forcat ukrainase kanë shkatërruar lidhjet ndërkufitare me Rusinë, rrjeti hekurudhor ende lidhet me vendet e tjera, megjithëse ndryshimi i llojit të hekurudhave bën që trenat në përgjithësi të mos e kalojnë kufirin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT