Vilë te gjiri i Lalëzit dhuratë nga Zoto? Ahmetaj e mohon: Partnerja ime është pronare e tokës, e ka blerë me …

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” Arben Ahmetaj ka deklaruar se nuk ka përfituar asnjë vilë luksoze nga Klodian Zoto në Lalëz.
Ai është shprehur se partnerja e tij bashkë me kunatën kanë qenë pronare të tokës dhe se nuk është bërë deklarimi, për shkak se është blerë në 2022.
Blendi Fevziu: Befas kjo vilë kalon tek një person tjetër dhe në 2022 kalon tek bashkëshortja juaj dhe është me një shumë prej 240 mijë. Pse kjo vilë duhet t’i jepte llogari stafi Klodian Zotos për këtë vilë? E keni deklaruar këtë vilë ju në deklarimin e pasurisë?
Arben Ahmetaj: Që t’i dhurosh dikujt diçka do të duhet të jesh pronar i saj. E dyta, nuk mbaj përgjegjësi se kush porosit e kush nuk porosit e aq më tepër sipërmarrësi që ka ndërtuar është një nga më seriozët në Shqipëri. E para që Klodian Zoto nuk e ka pasur kurrë këtë vilë.
Nëse ka vila pa para, më trego ku janë. Nuk mbaj përgjegjësi për Klodian Zoton unë. Ky nuk është bërë ndonjëherë pronar për vilën, vilën e ka një sipërmarrës tjetër.
Partnerja ime, Erjola, kunata e saj janë pronarë të Gjirit të Lalzit, të tokës. Nuk ka lidhje Klodian Zoto. Është blerë me transfertë bankare nga Erjola, që nuk e ka fare emrin Klodian Zoto.