Anëtarja e KK të PD publikon mesazhin për protestën e 3 marsit: Kjo s’është kundër Ramës, por ftesë për një 8 janar të dytë

Mirlinda Çollaku, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, ka publikuar mesazhin që po iu dërgohet demokratëve për protestën e 3 marsin.

“Të dashur demokratë! Më 3 mars, ora 12:00, të gjithë bashkë para Kryeministrisë. Ora e Rezistencës, Revoltës, Revolucionit na thërret! Simbolet e PD dhe të pluralizmit nuk i japim! Shqipërisë i dalim Zot”, shkruhet në mesazh.

“Ky është mesazhi me të cilën po ftohen njerëzit në protestë! Protestë për simbolin e PD pra dhe jo kundër Ramës! Kjo nuk është protestë kundër Ramës. Kjo është ftesë për një 8 janar të dytë”, shkruan Çollaku.

Berisha ka thirrur protestë në 3 mars, ditën kur Gjykata e Apelit do të vendosë për vulën e Partisë Demokratike./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT