“Nesër nënshkruhet Zajednica”, Pacolli: Kosova merr vizat, anëtarësimin në KE dhe ndonjë njohje nga vendet e BE-së

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar lidhur me takimin i cili pritet të mbahet ditën e nesërme në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Në takim do të diskutohet plani franko-gjerman, ndërsa sipas raportimeve të ndryshme, pritet të nënshkruhet një marrëveshje.
Përmes një postimi në “Facebook”, Pacolli thotë se se plani do ta sjell “Zajednicën”, ndërsa nga marrëveshja do të përfitojnë edhe Kosova, edhe Serbia.
Sipas tij Servia do të fitojë “Zajednicën” dhe do të sigurojë rrugën e saj drejt BE-së, ndërsa Kosova do të “fitojë”kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës si dhe mundësinë për mbajtejten e zgjedhjeve në këto komuna.
Ai thekson se Kosova nuk merr njohje nga Serbia, por mund të përfitojë nga aderimet apo integrimet euroatlantike ku Rusia nuk ka ndikim. si liberalizimi i vizave, Këshilli i Evropës dhe ndoshta ndonjë njohje e ndonjë shteti anëtare e BE-së që ende nuk e ka njohur Kosovën.
Postimi i plotë:
Nesër me 27 shkurt, me shumë gjasa do të nënshkruhet dokumenti i famshëm, i njohur sot si dokumenti evropian, ku Kosova do të marrë përsipër obligimin e pashmangshëm për të jetësuar “Zajednicën” në këmbim të kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës.
Me fjalë të tjera, situata do të dalë si një vit më parë; Nga kjo marrëveshje do të përfitojë Serbia, por edhe Kosova, dikush më shumë e dikush më pak. Serbia në mënyrë të pashmangshme fiton “Zajednicën” dhe do të sigurojë rrugën e saj drejt BE-së me njëfarë “vetëngushëllimi” për t’u distancuar nga Rusia, por jo për t’u ndarë.
Kosova, në anën tjet ër, “fiton” kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, apo mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në komunat serbe.
Kosova nuk merr njohje nga Serbia, mund të përfiton nga aderimet apo integrimet euroatlantike ku Rusia nuk ka prezencë (ndikim), si liberalizimi i vizave, Këshilli i Evropës etj., dhe ndoshta ndonjë njohje e ndonjë shteti anëtare e BE-së që ende nuk e ka njohur Kosovën.
Marrëveshja në fjalë me Serbinë do të nënshkruhet, ashtu siç do të bënte çdo qeveri para vitit 2021 (ndoshta me më pak trauma). Siç mund ta shihni, nënshkrimi i kësaj marrëveshje është krejtësisht në kundërshtim me atë që dikur kishte premtuar Kryeministri Albin Kurti, sa ishte në opozitë.
Sot, edhe pse në kundërshtim me premtimet e tij, ky dokument do të nënshkruhët dhe është mirë që gjërat po shkojnë drejt një perspektive paqësore. Kjo marrëveshje paraqet një hap të madh drejtë zgjidhjës së problemit mê Serbinë. Merita e madhe i takon miqve tanë tradicionalë SHBA-së dhe BE-së, të cilëve populli i Kosovës do t’u jetë përjetësisht mirënjohës.
Ps: kjo harte, me duket se ishte editiar nga zoti Albin Kurti, tani KM i Kosoves. Jam kurioz ta shoh si do te duket kjo pas dates 1/03/2023!!!