VIDEO/ Boksieri rus dorëzohet pas goditjeve të fuqishme, Krasniqi fiton duelin ndaj kundërshtarit Nikarkhoev

Haxhi Krasniqi u rikthye në ring pas më shumë se një viti me një performancë të jashtëzakonshme në ‘Audi Dome’ në Munich të Gjermanisë, transmeton Gazeta Metro.

Ai sonte ishte i jashtëzakonshëm në meçin kryesor të mbrëmjes kundër boksierit belg, Timur Nikarkhoev.

Krasniqi e përfundoi sfidën në raundin e pestë, pasi numri një i Belgjikës nuk mundi t’i përballojë goditjet e marra nga ai.

Në sekondat e fundit të këtij raundi, boksieri nga Juniku lëshoi disa goditje të fuqishme dhe të shpejta ndaj 29-vjeçarit.

Kjo është fitorja e 52’të në karrierë për Haxhi Krasniqin dhe e 18’ta me nokaut.

Kujtojmë se në këtë galambrëmje kanë fituar të gjithë boksierët shqiptarë Shefat Isufi, James Kraft, Armend Xhoxhaj, Valon Ahmeti, Kushtrim Tahirukaj dhe Isuf Kelmendi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT